Chelsea ka konfirmuar se pas shtatë viteve e gjysmë, Kurt Zouma do të largohet nga Chelseas për të i’u bashkuar skuadrës së West Ham.
Mbrojtësi francez i bashkohet skuadrës së West Ham në formë të përhershme, për shumën e 30 milion eurove.
Zouma largohet nga Stamford Bridge pasi kishte bërë 151 paraqitje për ‘Blutë’ dhe kishte shënuar 10 gola.
Ndeshja e tij e fundit ishte suksesi në triumfin e Superkupës së UEFA-s, një nga pesë trofetë që ai fitoi gjatë kohës së tij në Londrën perëndimore pasi kishte mbërritur nga Saint-Etienne në 2014.
Largimi i Zoumas i hap tani dyert klubit londinez që të shtyjë edhe më tepër në finalizimin e marrëveshjes me qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, për të cilin tashmë klubet ka një kohë që janë në negociata të vazhdueshme.