Sfida e parë në histori me sistemin VAR në Shqipëri është fituar nga Teuta.
Kampionia e Shqipërisë ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë për Superkupën e Shqipërisë.
Në 'Elbasan Arena' golat u shënuan në pjesën e dytë nga Aleksi fillimisht dhe më pas Gruda e Plaku.
Ndeshja historike mes Teutës dhe Vllaznisë nuk ka përfunduar mirë.
Dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa nuk dihen detaje të tjera.
Pamjet KËTU.