Shqiptarët Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, vlerësohen me nota të mira, të cilët sonte me Empolin shokuan me rezultat 1:0 Juventusin në Torino, në kuadër të javës së dytë të Serie A në futboll.
Ismajli dhe Bajrami u vlerësuan me nota 7.1, ndërsa portieri Guglielmo Vicario është lojtar i ndeshjes, me notën 8.2.
Vicario është më i merituari për fitoren e Empolit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/28/auto_Capture1630184963.jpg)
Notat
Mancuso është autor i golit të fitores në minutën e 21-të.
Bajrami u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërsa Ismajli luajti tërë takimin i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.
Empoli renditet në vend të 11-të me 13 pikë, dy më shumë se Juve që gjendet dy pozita më poshtë.