Real Madridi ka shënuar fitore të madhe në stadiumin “Benito Villamarín” në Sevilla.
Realit i mjaftoi goli i futbollistit Daniel Carvajal, për ta mposhtur me rezultat 1:0 Betisin, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Spanjës.
Në minutën e 61-të, Karim Benzema asistoi për mrekulli nga krahu i kundërt dhe Carvajal nuk e lë topin të bie as në tokë duke e goditur me të parën nga 10-11 metra dhe shënuar në këndin e poshtëm, 0:1.
Ndeshjen e përcollën 22.590 shikues.
Reali kryeson me 7 pikë, duke lënë pas me të njëjtat pikë (7) Sevillën, Valencinë, Mallorca-n, pastaj Atletico Madridin (një ndeshje me pak) me 6 pikë, Sociedadi 6 etj.