Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy u la në burg nga gjykata britanike, pasi akuzohet për përdhunimin e dy grave dhe të një adoleshenteje.
Ndaj mbrojtësit francez ka katër akuza për përdhunim, e fundit e ndodhur para shtatë ditësh.
Katër vite më parë, lojtari u ble nga Monako për 52 milionë paund.
Francezi doli para gjykatës ditën e premte, ndërkohë që ai është pezulluar nga klubi i tij, në pritje të përfudimit të procesit gjyqësor.
Mendy nuk foli kur iu komunikuan akuzat, ndërkohë që fjalët e tij të vetme ishin konfirmimi i identitetit.
Një nga viktimat është nën 18 vjeçe. Francezi dyshohet se ka kryer përdhunimet në tetor të 2020 në shtëpinë e tij, ndërsa sulmin seksual ndaj një gruaje po ashtu dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e tij në muajin janar të këtij viti.
Hetuesit po ashtu e akuzojnë se ai ka përdhunuar një vajzë këtë muaj, po në banesën e tij.