Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje mjaft interesante në program, të vlefshme për xhiron e dytë.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli do ta presë Gjilanin e Ismet Munishit.
“Industrialistët” vijnë pas humbjes nga Drita në xhiron e pare, kurse Gjilani barazoi 1:1 me Drenicën.
Ndeshja e tjetër dhe derbi i kësaj xhiroje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina do ta presë Ballkanin.
Dy favoritët për ta fituar titullin e kampionit do t’i masin forcat me njëri-tjetrin pas barazimeve që paten në xhiron e parë.