Sarri transformon sërish Elseid Hysajn

Futboll

Sarri transformon sërish Elseid Hysajn

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:11
Sarri transformon sërish Elseid Hysajn

Elseid Hysaj ka gjetur golin e parë me fanellën e Lacios në Serinë A, ndërsa jemi vetëm në javën e dytë të kampionatit.

Më herët mbrojtësi shkodran ka shënuar edhe në miqësore me lacialët duke ndryshuar tërësisht nga Hysaj i Napolit.

Me këtë skuadër jo vetëm që nuk arriti kurrë që të shënonte në vitet e shumta të kontributit, por ishin të rralla edhe asistet.

Dukshëm trajneri Sarri e ka transformuar sërish Hysajn, lojtarin që e krijoi vetë te Empoli.

“LaLazioSiamoNoi” e vlerëson shkodranin me notën 7 që është nga më të lartat. “Gol i merituar, futet bukur në qendër dhe në kohën e duhur. Ndeshja e tij ishte me personalitet, kishte shumë kualitet për t’i ushtruar presing Spezias.

Kombinohet në perfeksion me Anderson”, shkruhet në vlerësim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat