Arsenali po vazhdon me paraqitjet negative në nisje të këtij sezoni, ndërsa tifozët e topçinjëve duket se e kanë marrë me shumë sportivitet.
Tërësisht të dorëzuar për shkakun se në skuadër nuk ka emra të mëdhenj që mund të bëjnë diferencën, fundi është i ditur për ekipin e drejtuar nga Arteta.
Tre ndeshje dhe tre humbje, për më tepër që nuk kanë arritur ende të realizojnë golin e parë në “Premier League”.
Për këtë arsye tifozët e Arsenalit kanë shpërthyer në festë kur skuadra e tyre ka pësuar golin e katërt, që u shënua nga Manchester City me Rodri.
Pasi panë që nuk kishin asnjë shpresë për të festuar me ekipin e tyre, mbështetësit e Arsenalit ndryshuan ngjyrat për një moment duke u tallur edhe me vetë situatën e klubit.