Në ditën e vizitave mjekësore të Bakayoko, Milan po punon për të kompletuar ekipin me blerjen e zëvendësuesit të Hakan Calhanoglu.
Klubi kuqezi ka zgjedhur Romain Faivre të Brest si pasardhës të turkut.
23-vjeçari po i forcon dorën klubit për t’u transferuar te kuqezinjtë, dje nuk ka udhëtuar me ekipin për transfertën e sotme kundër Strasbourg.
Milan ka ofruar 12 milionë euro plus bonuse.
Kërkesa e klubit francez, sipas Tuttosport, është 17 plus bonuse. Marrëveshja mund të arrihet me një sforcim të vogël nga ana e milanezëve.