Arsenali raportohet se ka shprehur sërisht interesim për Andrea Belottin, pas lajmeve rreth të ardhmes së Pierre Emeric-Aubameyang.
Barcelona dhe Juventusi thuhet se janë dy klubet në garë për transferimin e sulmuesit nga Gaboni.
Dhe, “football.london” raporton se Arsenali ka ringjallur interesimin për Belottin, të cilin e shohin si zëvendësues të Aubameyangut, nëse ky i fundit largohet nga “Emirates”.
Kontrata e 27-vjeçarit me Torinon skadon në fund të këtij sezoni dhe ky fakt i jep përparësi “Topçinjëve” për transferimin e tij, pasi ndryshe klubi italian do ta humbiste falas në vitin e ardhshëm.
Andrea Belotti është pjesë e Torinos nga viti 2015, teksa ka shënuar 106 gola në 231 paraqitje zyrtare.
Kujtojmë se Arsenali për reprezentuesin italian raportohej se kishte shprehur interesim edhe pas përfundimit të “Euro 2020”.