Milani është skuadra ndaj së cilës Kaljari ka humbur më së shumti në Serinë A. Për ekipin nga Sardenja, plot 42 humbje, 26 barazime dhe vetëm nëntë fitore.
– Nga 34 përballjet e fundit në kampionat mes Milanit dhe Kaljarit, kuqezinjtë kanë humbur vetëm dy takime. Në ndeshjet e tjera, 24 suksese dhe tetë barazime.
– Në 19 nga 20 përballjet e fundit në “San Siro”, Milani ka gjetur të paktën një gol, ndërsa në 11 nga këto takime, golat kuqezinj kanë qenë të paktën dy. Sfida e vetme pa gola ka qenë ajo e majit të këtij viti që u mbyll në barazim 0-0.
– Kaljari është skuadra ndaj së cilës Stefano Pioli ka korrur më shumë suksese në karrierë. Dhjetë fitore për teknikun aktual të “Djallit”, 5 barazime e katër disfata.
– Kuqezinjtë kanë në pesë ndeshjet e fundit kundër Kaljarit një golavarazh 10-0. Golin e fundit ndaj kuqezinjve e ka shënuar Zhoao Pedro në vitin 2018.
– Milani mund të fitojë të dyja ndeshjet e para të Serisë A të sezonit në dy kampionate rresht për herë të parë që nga 2002/ ’03 – 2003/’04, kur kishte Karlo Ançelotin në krye.
– Kaljari ka barazuar tre nga katër ndeshjet e fundit në kampionat (1H), po aq sa në 22 të mëparshmet në Serinë A (6F, 13H).
– Stefano Pioli (59%) është trajneri i dytë në historinë e Milanit me përqindjen më të lartë të fitoreve në Serinë A (41 fitore në 70 pankina). Përpara tij vetëm Lajos Sheizler (64%: 73/114).