Bayern ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesufshorin 27-vjeçar

Futboll

Bayern ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesufshorin 27-vjeçar

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:02
Bayern ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesufshorin 27-vjeçar

Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka arritur marrëveshje me mesfushorin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer, raporton BILD.

Bayern ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesufshorin 27-vjeçar, Marcel Sabitzer për shumën e 16 milion eurove, raporton e përditshmja gjermane “BILD”.

Ky do të jetë transferimi i dytë i Bayern Munich për këtë verë, pas mbrojtësit Dayot Upamecanos, pa harruar edhe trajnerin Nagelsmann.

Nagelsmann dhe Sabitzer ishin së bashku në Leipzig sezonin e kaluar, kurse tani të dy do të jenë përsëri bashkë por në skuadrën e Bayern Munich.

Ardhja e Sabitzer shton cilësi edhe më shumë tek skuadra gjermane në mesfushë, duke veçuar edhe dy mesfushorët tjerë, Kimmich e Goreztka të cilët kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin para pak ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat