​Prishtina – Ballkani, ndeshja derbi që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës

Futboll

​Prishtina – Ballkani, ndeshja derbi që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Feronikeli e pret Gjilanin dhe do të kërkojë përball tyre pikët e para pas disfatës në ndeshjen e parë kundër Dritës, ndërsa Gjilani do të provojë t’i arkëtojë të tri pikët pasi u ndal me barazim më ndeshjen e parë nga Drenica, raporton KosovaPress.

Por vëmendja e madhe do të jetë sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë aty ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Ballkani.

Prishtina si kampion aktual u ndal befasisht me barazim nga Malisheva në ndeshjen hapëse të edicionit të ri, kurse Ballkani nuk mori më shumë se një pikë ndaj Dukagjinit.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 17:00.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat