Mbrojtësi francez i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është akuzuar për kryerje të akteve dhunuese kundër tri grave, përfshirë njërës nën moshën 18-vjeçare.
Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy mbeti nën arrest pasi u paraqit në gjykatë si i akuzuar për katër raste të dhunimit seksual.
Një prej dhunimeve seksuale besohet të ketë ndodhur në shtëpinë e Mendy këtë javë, derisa ai ishte i liruar me kusht për raste të tjera të dhunimit seksual, u tha ndër të tjerësh në gjykatë.
Tri rastet e tjera datojnë nga tetori i vitit 2020, , përcjell Insporti. Mendy do të kalojë të paktën fundjavën e festës bankare në paraburgim, pasi një gjyqtar refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.
Seanca e tij e ardhshme gjyqësore është më 10 shtator dhe ai mund të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në këtë datë, vetëm nëse ekipi i tij ligjor apelon kundër vendimit.
Në një deklaratë të enjten, Manchester City tha se klubi ka pezulluar lojtarin në pritje të një hetimi.