Sulmuesi më i mirë në Maqedoninë e Veriut, Besart Ibraimi, po mendon seriozisht që të largohet nga kampioni në fuqi, Shkëndija e Tetovës dhe të vazhdojë karrierën e tij në Greqi.
Xanthi nga liga e dytë e Greqisë, shpreh interesim serioz për ta sjellë Ibraimin në radhët e tyre.
Menaxhmenti i Xanthit ishte në kërkim të Michalis Manias për një kohë të gjatë, por meqenëse ky transferim nuk u realizua, tani vëmendja është përqendruar plotësisht tek Ibraimi.
Mediat greke bëjnë të ditur se mosha e golashënuesit maqedonas (34 vjeç) nuk është problem për ligën e dytë greke.
Fakti që futbollisti Ibraimi shënoi 24 gola sezonin e kaluar është dëshmi e mjaftueshme që ai ende mund të luajë në nivelin më të lartë, raporton “Ekipa.mk”.