Shqiptarët në këmbë, duan fitoren kundër liderit të kampionatit malazez  

Futboll

Shqiptarët në këmbë, duan fitoren kundër liderit të kampionatit malazez  

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:37
Shqiptarët në këmbë, duan fitoren kundër liderit të kampionatit malazez  

Gjithçka është gati për derbin e madh mes dy skuadrave të pamposhtura, Deçiqit nga Tuzi dhe liderit Sutjeska nga Nikshiqi.

Skuadra shqiptare, Deçiqi, synon t’i shkaktojë humbjen e parë Sutjeskës, e cila nga pesë ndeshje ka po aq fitore.

Deçiqi nga pesë ndeshje ka tri fitore e dy barazime, renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër me pak se lideri Sutjeska. Ndeshja e javës së gjashtë në elitën e futbollit malazez, luhet sonte nën dritat e reflektorëve në Tuz, në orën 20.00. 

A mundet lideri? 

"Do të ishte mënyra më e mirë e mundshme për të përfunduar një pjesë të kampionatit edhe me një fitore para pushimit të parë për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Pas ndeshjeve evropiane në korrik, ne hymë në ciklin e dielë-të dielën, duke përdorur të gjithë forcën, cilësinë, vullnetin dhe dëshirën tonë. Ne gjithmonë kemi 20 lojtarë në formë dhe nuk ka lodhje në ekip”, thotë Milija Savoviq, trajneri i Sutjeskës.

"Deçiq është rivali ynë më i madh për momentin, së bashku me Buduçnostin. Prandaj mund të thuhet me të drejtë se na pret një derbi.”, tha më tej. Nga ana tjetër, optimizëm në radhët e skuadrës shqiptare.   

“Ne jemi të vetëdijshëm se do të jetë vështirë, por pas lojërave të mira dhe një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Buduçnostit, ne kemi një atmosferë edhe më të mirë dhe jam i sigurt se do të japim maksimumin për të lënë përshtypjen më të mirë të mundshme kundër liderit.

Mendoj se motivi ynë, me mbështetjen e tifozëve, do të jetë vendimtar për ne që të arrijmë një rezultat të favorshëm në një derbi tjetër, ”, tha futbollisti i Deçiq, Adrijan Rudoviq. 

Shqiptarët në këmbë, duan fitoren kundër liderit të kampionatit malazez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat