Leo Messi mund të bëjë sot debutimin e tij më fanellën e Paris Saint Germain.
Siç kishte paralajmëruar trajneri Pochettino në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, sulmuesi argjentinas është grumbulluar për herë të parë nga Poch për ndeshjen e kampionatit kundër Reims, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45.
Një debutim i mundshëm për Messi-n, ose nga minuta e parë ose nga stoli, i cili mund të formojë një treshe yjesh me Neymar dhe Mbappe.
Mes të grumbulluarve, në fakt, është edhe francezi pavarësisht zërave që e japin një hap larg Real Madrid.
Lojtarët e grumbulluar nga Pochettino për Reims
Portierë: Donnarumma, Franchi, Navas.
Mbrojtës: Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Marquinhos.
Mesfushorë: Bitumazala, Danilo, Diallo, Dina Ebimbe, Gueye, Herrera, Paredes, Verratti, Wijnaldum.
Sulmues: Di Maria, Draxler, Kalimuendo, Messi, Mbappe, Neymar.