Humbja me Empolin ka shkaktuar fortunë në shtëpinë e Juventusit që ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në dy javët e para të kampionatit.
Mbrëmë u pa një ekip pa identitet, pa qendër referimi dhe pa dëshirën për të luajtur. E gjitha kjo i është faturuar Maks Alegrit nga i cili pritej shumë.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes mësohet që Chiellini t’i jetë drejtuar Alegrit me fjalët:
‘’Kjo nuk është skuadër’’, duke treguar gjendjen jo të mirë në të cilën ndodhet Juvja momentalisht.