Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, me shumë gjasa do të vijojë karrierë te skuadra e Lecce në Serinë B.
Kartoni i futbollistit 29-vjeçar është në pronësi të Parmës, por shqiptari është janë planëve të drejtuesve të Parmës, kësisoj, mediat italiane raportojnë se palët janë shumë pranë akordit për një transferim përfundimtar të Dermakut te Leçe, klub me të cilin u aktivizua si i huazuar në sezonin e shkuar, raporton Panorama Sport.
Ekipi i drejtuar nga Baroni ka pësuar ndryshime të mëdha, por Dermaku shihet si një futbollist i cili mund të japë kontribut të rëndësishëm.
Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar kishte edhe një vit kontratë te Parma, por palët kanë vendosur që ta ndërpresin këtu marrëveshjen e bashkëpunimit.