Sulmuesi i Milanit Samu Kastijeho është në qendër të merkatos se kuqezinjve pas një largim i tij është i pashmangshëm.
26-vjeçari me shumë mundësi do të largohet me destinacion Getafen në Spanjë, por çështja nuk është kjo.
Kastijeho është sulmuar rëndë nga tifozët e Milanit në rrjetet sociale aq sa e kanë detyruar lojtarin të fshijë llogarinë e tij në “Twitter”.
Sulmuesi i krahut erdhi me pretendime të larta në vitin 2018 nga Vijareali, por në tre vite ka realizuar vetëm 7 gola dhe tani një largim nga Milani është i pashmangshëm.