Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e diela e 29 gushtit grumbullimin për tre ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Polonisë më 2 shtator, e që do të luhet në transfertën e Varshavës, ndërsa ndaj Hungarisë (5 shtator) e San Marinos (8 shtator) ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Më poshtë po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto tre ndeshje.
E diel, 29 gusht
Seanca stërvitore me lojtarët e mbërritur në grumbullim, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 30 gusht
Seancë stërvitore, ORA 10:30
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:00
Seancë stërvitore, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 31 gusht
Seancë stërvitore, ORA 10:30
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:00
Seancë stërvitore, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 1 shtator
Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në PGE Narodowy, Varshavë.
Seanca stërvitore në stadiumin e ndeshjes, PGE Narodowy , ORA 18:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 2 shtator
Ndeshja kualifikuese Poloni-Shqipëri, ora 20:45, në “PGE Narodowy”, Varshavë.
E premte, 3 shtator
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 4 shtator
Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në “Kompleksin Tropikal”, Durrës.
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E dielë, 5 shtator
Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Hungari, ora 18:00, në “Elbasan Arena”.
E hënë, 6 shtator
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar,në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
Seancë stërvitore,në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 7 shtator
Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në “Kompleksin Tropikal”, Durrës.
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me San Marinon,në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 8 shtator
Ndeshja kualifikuese Shqipëri-San Marino, ora 20:45, në “Elbasan Arena”.