Ndeshja kryesore në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, do të zhvillohet sot në kryeqytet.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtin do të jetë nikoqir i Ballkanit të Suharekës me fillim nga ora 17:00.
Të dy skuadrat janë pretendente për titullin e kampionit dhe kjo e bën atë një ndeshje shumë interesante.
Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
Feronikeli që humbi ndeshjen e parë ndaj Dritës, e pret Gjilanin që e nisi me barazim 1-1 te Drenica edicionin e ri.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Haxo; B. Krasniqi, Bekteshi, Otanda, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti, Kryeziu, John.
Ballkani: Frashëri; Thaqi, A. Thaqi, Sinani, Gashi, Korenica, Baftiu, Kuç, Krasniqi, Hoxha, Zeka.