Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është në formën më të mirë në elitën e futbollit francez.
Rashani sot shënoi sërish për Clermont e cila si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Metz-në ndeshjen e javës së katër të kampionati.
Jo vetëm që ka shënuar por ka asistuar në golin e parë që e realizoi Bayo në minutën e 35-të.
Rashani në minutën e 58-të nga afërsia shënon dhe barazon rezultat 2:2.
Mysafirët avancuan me 0:2 me golat e Niane (10’) e Desmar (29’).
Rashani ishte prej më të mirëve i cili u zëvendësua në minutën e 72-të.
Clermont renditet në vend të tretë me 8 pikë, 2 fitore e dy barazime, ndërsa Metz është i 15-ti me 3 sosh apo me tre barazime e një humbje.
Rashani është i dyti në listën e shënuesve në kampionat, me gjithsej 3 gola..