Nesër (e hënë), Kombëtarja e Kosovës do t’i nisë përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Për këtë grumbullim dhe ndeshjen e parë në “Batumi Arena” kundër Gjeorgjisë, nesër në orën 11:30 në konferencë për media do të paraqitet përzgjedhësi Bernard Challandes.
FFK ka njoftuar gjithashtu se Përfaqësuesja U21 e Kosovës do të zhvillojë një seancë stërvitore në Hajvali, para ndeshjes ndaj Anglisë.
Kurse, Kosova A seancën stërvitore do ta mbajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës rreth aktiviteteve të datës 30 gusht, 2021.