Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore (1:0) plotësisht të merituar ndaj Prishtinës, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në stadium ishin rreth 1200 shikues, panë lojë të nivelit mesatarë.
Prishtina bëri paraqitje shumë të dobët madje nuk e shfrytëzoi edhe epërsinë numerike nga minuta e 74-të.
Futbollisti Ermal Krasniqi siguroi fitoren e (0:1) Ballkanit.
Krasniqi shënoi eurogol nga rreth 17-18 metra, ku topi u përplasë me tërthorësen dhe futet në rrjetë pikërisht në minutën e 50-të.
Kushtrim Gashi në minutën e 73-të u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë Ballkanin me një lojtar me pak.
Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, arriti pikë të plota të cilat nuk maten as me ari ndaj kampionit në fuqi. Prishtina në dy ndeshjet e para ka një barazim e një humbje dhe Ballkani një fitore e një barazim.
Superliga e Kosovës
Prishtina - Ballkani 0:1
Feronikeli - Gjilani 0:1
Ulpiana - Malisheva 1:3
Drita - Llapi 0:0
Nesër
Dukagjini - Drenica 17.00
Tabela
1. Malisheva 2 1 1 0 4:2 4
2. Ballkani 2 1 1 0 3:2 4
3. Drita 2 1 1 0 2:1 4
4. Gjilani 2 1 1 0 2:1 4
5. Llapi 2 0 2 0 1:1 2
6. Prishtina 2 0 1 1 1:2 2
7. Dukagjini 1 0 1 0 2:2 1
8. Drenica 1 0 1 0 1:1 1
9. Ulpiana 2 0 1 1 2:4 1
10. Feronikeli 2 0 0 2 1:3 0
Në javën e tretë do të takohen: Malisheva - Drita, Gjilani - Dukagjini, Llapi - Feronikeli, Drenica - Prishtina dhe Ballkani - Ulpiana.