Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, 4 minutat e fundit ia mohuan fitoren kundër liderit, Sutjeskës nga Nikshiqi, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 6-të të elitës së futbollit malazez.
Skuadra shqiptare ndërprenë serinë e fitoreve të Sutjeskës.
Skuadra nga Nikshiqi pas pesë fitoreve rresht, ndalet në Tuz.
Vendasit treguan lojë shumë të mirë por në finish iu mohua fitorja.
Në minutën e 66-të, Kristijan Vulaj i zhdërvjelltë, realizoi për epërsinë e Deçiqit.
Kur pritej se Deçiqit do të ndalë pikët e plota, pësuan gol në finish, duke shënuar Nikola Janjiç në minutën e 86-të.
Pas 6 javëve, Deçiqi nuk njeh humbje, ka tri fitore e tri barazime, renditet në vend të tretë me 12 pikë, ndërsa Sutjeska udhëheq kreun me 16 sosh.