Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka deklaruar se portieri Manuel Neuer do të vazhdojë të mbulojë rolin e kapitenit të kombëtares.
Flick, ish-trajneri i Bayern, ka patur gjithmonë një lidhje shumë të fortë me Neuer:
“Manu do të vazhdojë të jetë kapiteni i kombëtares gjermane.
Për mua, nuk është vetëm një lojtar i nivelit botëror, por edhe një person absolutisht fantastik që mund të udhëheqë një ekip. Kjo është ajo që i duhet një kapiteni”, ka thënë Flick për ARD Presse.
Manuel Neuer luan me kombëtaren gjermane që nga 2 qershori i 2009-ës.