Wolfsburg është surpriza më e bukur e 3 javëve të para të Bundesligas.
Vendi i 3-të i sezonit të kaluar dhe kualifikimi në Champions League nuk ishin një rastësi madje as ndryshimi në stol nuk ka ndalur hovin e ujqërve që për 2 javë do ta kryesojnë të vetëm kampionatin gjerman pasi janë e vetmja skuadër që kanë marrë pikë të plota në tre raundet e para.
Wolfsburg triumoi minimalisht në supersfidën ndaj Leipzig me rezultatin 1-0 duke i shkaktuar humbjen e dytë sezonale skuadrës nga Gjermania Lindore që nuk i ka bërë një nisje aspak të mirë kampionatit.
Ndeshja u vendos nga një gol i mesfushorit francez Roussillon që i dha tre pikët skuadrës së Mark Van Bommel.