Tifozët “Ujqit” sot shkaktuan edhe emocione në ndeshjen mes Ferizajt dhe Vllaznisë nga Pozharani, në kuadër të javës së parë të Ligës së Parë të Kosovës.
Ata kujtuan legjendën e futbollit ferizajas, Nadir Haxhimusa, i cili para disa ditësh ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

“FC Ferizaj - Vllaznia 0:0!
Ndeshjen e parë të sezonit të ri e filluam me një paraqitje solide dhe me një koreografi kushtuar jetës dhe veprimtarisë shembullore sportive të të ndjerit Nadir Haxhimusa, duke e kujtuar si një njëri punëtor, i dashur për të gjithë dhe një njeri i cili tërë jetën i kushtoj sportit ferizajas.
Të nderuar dhe të respektuar me pranin e familjarëve të tij u munduam të japim mesazh që Legjendat e Klubit si Nadiri edhe pse nuk janë fizikisht me ne, ata gjithmonë do të janë pran nesh”, shkruan në faqen e Ultras “Ujqit”.