Granit Begolli analisti i emisionit sportiv “ Ekipi A “ në ATV tregon që sistemi VAR ka luajtur një rol kyc këtë javë në takimet që janë zhvilluar.
Begolli mbështet sistemin VAR në rastin e golit të anolluar të Llapit ndaj Dritës.
“ Sistemi VAR po tregon efikasitet sepse rasti i golit të anolluar të Llapit është shumë i drejtë e po të mos ishte VAR-i Drita do pësonte humbje.
Gjithashtu edhe rastet e kartona e të kuq janë shumë te saktë“, shprehet Begolli.