Në rast që United nuk do e transferonte, Guardiola nuk beson se CR7 do kalonte te City

Futboll

Në rast që United nuk do e transferonte, Guardiola nuk beson se CR7 do kalonte te City

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 00:41
Ronaldo dhe Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur sërish lidhur për sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi kaloi te Man United, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare, por deri vonë ishte pranë kalimit te Man City.

I pyetur se a ka mundur City ta transferonte Ronaldon, nëse United nuk do kishte nënshkruar me të, tekniku spanjoll tha se nuk mendon qe ishte e mundur.

“Mmm, nuk mendoj ashtu”, u përgjigj ai.

Ndërkohë, City kishte arritur marrëveshje personale me CR7 dhe ishte gati të ofronte 30 milionë euro, por që fillimisht duhej të shiste Raheem Sterling, lojtar të cilin nuk e kërkonte asnjë skuadër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat