Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është pyetur sërish për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.
Mbappe realizoi dy golat në fitoren ndaj Reims (0-2), por vazhdon të jetë i lidhur me largimin, ngase ka refuzuar disa propozime të kontratave dhe ëndërron t’i bashkohet Real Madridit.
Sidoqoftë, Pochettino ka besim që Mbappe do mbetet edhe këtë edicion.
“Kylian Mbappe është lojtari ynë, e dini që industria e futbollit është plotë me spekulime. Presidenti dhe drejtori kanë qenë të qartë. Ai është me ne. Jam shumë i lumtur. Është ndër lojtarët më të rëndësishëm në botë”, tha ai.
Ndërkohë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk është duke dhënë dritën e gjelbër që të realizohet kalimi i Mbappes te Real Madrid.