Solskjaer tregon se në cilën pozitë do të luajë Ronaldo

Futboll

Solskjaer tregon se në cilën pozitë do të luajë Ronaldo

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 12:59
Cristiano Ronaldo

Duke folur për faqen zyrtare të klubit pas fitores së United kundër Wolves, Solskjaer ka treguar se si Ronaldo do të përshtatet në planet e tij, duke diskutuar rolin e tij të mundshëm në ekip, ku tifozët mund të presin ta shohin atë të luajë.

“Cristiano ka evoluar si lojtar, ai luante në të djathtë, në të majtë, përpara, por ai është më shumë një qendërsulmues për mua në këtë moment.

Do të ketë lojëra që luajmë me dy para ose tre para, por unë e dua atë në qendër, dua që ai të shënojë gola”, ka thënë strategu.

Paraqitja e parë e Ronaldos mund të vijë pas pushimit ndërkombëtar kundër Newcastle më 11 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat