Gjyqtari me prejardhje nga Kosova, me nënshtetësi të Zvicrës, Bekim Zogaj, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Franca - Bosnja dhe Hercegovina.
Është edhe një sfidë e radhës për Zogajn, që të ndajë drejtësinë në kualifikueset për Kampionatin Botëror – Katar 2022.
Ndeshja zhvillohet me 1 shtator në stadiumin “Stade de la Meinau” në Strasburg, në orën 20.45.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentë Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, ndërsa gjyqtari i katërt është Alain Bieri.
Duhet theksuar se dje Zogaj ishte asistentë në derbin e madh të Zvicrës mes Baselit dhe Young Boys, e cila përfundoi baras (1:1).
Franca kryeson në grupin D me 7 pikë (2 fitore e 1 barazim), ndërsa Bosnja renditet në vend të katërt me 1 pikë (1 barazim e 1 humbje).