Arsenali nuk e lë lojtarin të largohet, ai i lutet në rrjete sociale për ta liruar

Futboll

Arsenali nuk e lë lojtarin të largohet, ai i lutet në rrjete sociale për ta liruar

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:53
Ainsley Maitland-Niles

Sikur nuk i mjafton forma e dobët brenda fushës duke humbur secilën nga tre ndeshjet e para në edicionin e ri të Premierligës, Arsenali po tregohet i dobët edhe jashtë saj.

Mbrojtësi i djathtë i skuadrës londineze Arsenal, Ainsley Maitland-Niles, ka dalë publikisht duke kërkuar largimin, pas një storie në ‘Instagram’.

Sot gjatë ditës u raportua se Everton dëshiron të transferojë Maitland-Niles në formë huazimi, megjithatë lajmet tjera më pas theksuan se Arsenal nuk po dëshiron të largojë lojtarin nga skuadra.

Duket se këtë nuk e ka përjetuar mirë lojtari, dhe ka postuar një storie në rrjete sociale duke i’u lutur klubit që të largohet.

“E vetmja gjë që dua të bëj është të shkoj atje ku dua dhe ku do të luaj”, ka shtuar Niles storien me këtë shkrim, duke u përpjekur që të detyrojë Arsenalin ta lë të largohet.

Image

24-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje në ligë këtë sezon, pasi menaxheri Mikel Arteta e preferon dyshen Cedric dhe Chambers përpara anglezit për krahun e djathtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat