Pogba: Ky është ekipi më i fortë

Futboll

Pogba: Ky është ekipi më i fortë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:02
Pogba dhe Greenwood

Paul Pogba ka këmbëngulur se skuadra e tanishme e Manchester Unitedit është më e forta në të cilën ka luajtur ai dhe ka thënë se ndihet i lumtur në Old Trafford.

Në fillim të verës pati thashetheme për të ardhmen e Pogbas, i cili e ka më pak se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Unitedin.

Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë

Megjithatë, mesfushori francez ka dëshmuar se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj kauzës së Unitedit, pasi e ka nisur në formë mbresëlënëse sezonin e ri.

Ai thotë se synimi i tij këtë sezon është të fitojë trofe nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e kuq janë përforcuar duke nënshkruar me yje si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane dhe 28-vjeçari është i ngazëllyer nga potenciali i skuadrës së tij.

“Manchester Unitedi ka pasur shumë ekip të forta, por ky është patjetër më i forti (në të cilin kam luajtur). Është e qartë se në ADN-në e këtij klubi është fitimi i trofeve”, tha Pogba.

“Ne e kemi një ekip të fortë që mund të bëhet kampion. Ne e dimë se sa e vështirë është, por ne do ta japim më të mirën nga vetja për ta fituar trofeun këtë sezon”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat