Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se gjëra të ‘çmendura’ do ndodhin në orët e ardhshme për të ardhmen e Kylian Mbappe.
Francezi shkëlqeu dje me fitoren ndaj Reims me dy golësh, derisa PSG ende nuk ka refuzuar ose pranuar ofertën e Realit.
Romano për Marca, ka thënë se gjëra të ‘çmendura’ do ndodhin.
“Gjëra të çmendura janë duke ardhur. Mund të ndodhin gjëra që askush nuk e priste”, tha ai.
Ndërkohë, Marca, raporton se dy klubet janë në negociata dhe Reali mund të rris ofertën në 200 milionë euro.