Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi sot zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Poloninë. Futbollistët duken të motivuar për një rezultat pozitiv që do ti shërbejë jo vetëm vetëbesimit por edhe objektivit në kualifikueset e botërorit.
“Polonia duhet me pas respekt ka lojtarë të mirë që luajnë në ekipe të mira. Ne duhet të shikojmë lojën tonë dhe të bëjmë më të mirën”.
Repartit të mbrojtjes, ndoshta pikërisht Berat Gjimshitit, do t’i duhet të përballet me një prej sulmuesve më të mirë në Europë, Robert Lewandowski. Mesfushori Klaus Gjasula tregon edhe për llogaritë që kanë bërë kuqezinjtë deri në fund të këtyre eliminatoreve
Të rejat më të fundit nga kampi kuqezi. Nedim Bajrami mori të drejtën e aktivizimit me kombëtaren. FSHF njoftoi se fitoi gjyqin në gjykatën e arbitrazhit sportiv. Tashmë i mbetet teknikut Reja nëse do ta aktivizojë që në ndeshjen me Poloninë.
Ndërsa mbrojtësi i Kastriot Dermaku, është zyrtarisht futbollist i Leçes. Pas një viti në huazim, verdhekuqtë e kanë blerë përfundimisht kartonin e shqiptarit.