AC Milan ka kompletuar huazimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea.
Skuadra italiane e ka huazuar për dy vitet e ardhshme që mund të bëhet e obligueshme nëse disa kushte plotësohen.
Komunikata e Milanit:
“AC Milan njofton nënshkrimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea për dy vite huazim, që mund të bëhet obligueshme nëse plotësohen disa kushte”, shkroi klubi.
Ndërkohë, Bakayoko ishte pjesë e Milanit edhe gjatë edicionit 2018/19 ku zhvilloi 42 paraqitje dhe shënoi një gol./Lajmi.net/