Tottenham ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e mbrojtësit të Tottenhamit, Emerson Royal.
Dy klubet që disa javë ishin negociata për Emersonin, derisa Barcelona kishte refuzuar shkëmbimin me Serge Aurier.
Tani, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se marrëveshja është e kompletuar.
“Tottenham dhe Barcelona kanë arritur marrëveshja për Emerson Royal për 30 milionë euro përfshirë bonuset”.
“Emerson ka pranuar Tottenham si klub i radhës, detajet në anën personale vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja. Bisedimet vazhdojnë”, shkroi ai.
Ndërkohë, gjithçka pritet të kompletohet brenda 24 orëve.