Roma ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Javier Pastore.
Pastore nuk ka qenë në planet e Jose Mourinhos dhe ka pranuar të ndreprejë kontratën për t’u larguar si agjent i lirë.
“Roma njofton se kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të kontratës me Javier Pastore.
I gjithë klubi i uron Javierit fat në të ardhmen”, shkroi klubi në Twitter.
Ndërkohë, mbetet të shihet e ardhmja e ish futbollistit së PSG-së.