Bersant Celina huazohet te Ipswichi

Futboll

Bersant Celina huazohet te Ipswichi

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 09:40
Bersant Celina huazohet te Ipswichi

Ipswich Town ka rikthyer në ekip futbollistin kosovar.

Ipswichi ka arritur marrëveshje me Dijonin për huazimin e Celinës për një sezoN.

Futbollisti ishte pjesë e Ipswichit edhe gjatë sezonit 2017/18 ku ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij të mira.

Në të kaluarën mesfushori ishte pjesë e Man City, Twente, Swanseas dhe së fundmi i Dijonit.

Klubi ka konfirmuar transferimin e kosovarit përmes një postimi në web-faqen e tyre.

Në ndërkohë futbollisti është ftuar nga Bernad Challandes për ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat