​Barça kërkon shërbimet e Joao Felix

Futboll

​Barça kërkon shërbimet e Joao Felix

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:04
Joao Felix

Kampioni i La Ligas Atletico Madridi ka refuzuar ofertën në formë huazimi nga Barcelona për sulmuesin Joao Felix, raporton “Goal”.

Po ashtu, raportohet që kampioni madrilen ka bërë të qartë që nuk do të negociojë me klube të tjera në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Oferta ishte bërë nga agjenti Jorge Mendes, pasi që “Blaugranët” kanë shprehur interesim tejet serioz në shërbimet e yllit portugez.

Atletico Madridi do ta informojë Barcelonën dhe Mendes që shitja e Felix nuk është opsion në këtë situatë, pasi që dëshirojnë që të fitojnë titullin e La Ligas për të dytin vit rresht.

21 vjeçari Felix arriti në Spanjë si një tinejxher për shumën e 126 milionë eurosh dhe që nga ajo kohë ka qenë një titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Diego Simeones.

Në 58 paraqitje të La Ligas, ai ka regjistruar 13 gola dhe gjashtë asistime, e po ashtu ka qenë edhe pjesë e nivelit të kombëtareve duke u paraqitur edhe për Portugalinë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat