Juventusi konfirmon transferimin e radhës, vjen si zëvendësues për Ronaldon
Juventusi ka prezantuar edhe zyrtarisht Moise Kean.
Sulmuesi italian u rikthye te Zonja e Vjetër, pasi kishte kaluar te Evertoni në vitin 2019.
Ai më pas kishte kaluar edicionin e kaluar në huazim te Paris Saint-Germain, duke shfaqur formë të lartë.
Juventusi tani arriti marrëveshje me Evertonin në huazimin e Kean për dy sezonet e ardhshme me të drejtë blerje.