UEFA ka caktuar arbitrat për sfidën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, Poloni-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:45.
Qeveria e madhe europiane ka vendosur arbitra italianë në këtë takim, ku kryesor do të jetë Mauricio Mariani, i mbështetur nga asistentët Filipo Meli dhe Çiro Karbone dhe arbitër i katërt pritet të jetë Daniele Doveri.
Në VAR do të jetë Mikael Fabri dhe Asistent VAR pritet të jetë Alesandro Xhalatini.
Kryesori Mariani mbahet mend për ndeshjen e Serisë A mes Juventusit dhe Napolit në 7 prill të këtij viti e cila përfundoi me shifrat 2-1, por ky takim u mbyll mes polemikave.
Sipas ekspertëve të gjykimit arbitral ishin tre episode që Mariani kishte gabuar: për ndërhyrjen e Kulibalisë në dëm të Bentakurit ku mbrojtësi i Napolit kishte një karton të verdhë dhe rrezikonte të merrte të dytin.
Një penallti e paakorduar për Federiko Kiezën pas një ndërhyrjeje nga Zielinski.
Dhe episodi i fundit ishte sërish protagonist Zielinski kësaj radhe për një penallti në favor të tij ku bie në zonë pas një goditjeje nga Aleks Sandro, por Mariani nuk vërshëlleu.