​Ky është çmimi që FFK do të ndajë pas çdo xhiroje të Superligës së Kosovës

Futboll

​Ky është çmimi që FFK do të ndajë pas çdo xhiroje të Superligës së Kosovës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:09
Ermal Krasniqi

Federata e Futbollit të Kosovës ka ardhur me një risi në edicionin e ri të Superligës së Kosovës 2021/22.

FFK në bashkëpunim me sponzorin gjeneral BTK Kosova do të ndaj çmimin “Ylli i Javës”.

Këtë javë “Ylli i Javës” në Superligë është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani,t 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC “Prishtina”, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat