Ndeshja kundër Getafes në “Camp Nou” mund të ketë qenë e fundit për Emerson Rojal me fanellën e Barcelonës.
Mbrojtësi brazilian do të përfundojë te Totenhemi dhe në arkat e klubit katalanas do të shkojnë 20 milionë dhe 5 bonuse.
Barcelona i komunikoi futbollistit që paraditen e djeshme se qëllimi ishte për ta larguar dhe ai nisi bisedimet me klubin londinez. Oferta e parë ishte 15 milionë dhe kartonin e Oriesë, por Barça donte vetëm para për të bërë lëvizje të tjera në merkato.
Zëvendësuesi i tij mund të jetë Hektor Bejerin, për të cilin ekipi i Kumanit ofroi 10 milionë euro.
Pritet të ketë zhvillime ditën e sotme, ndërsa Koeman me këto para ëndërron që të afrojë një tjetër sulmues.
Trajneri holandez beson që mund të gjejë një lojtar goli në formën e huazimit derisa Serxho Aguero dhe të tjerët të jenë në formë për të dhënë kontributin e tyre.
Kjo do të thotë se Manaj mund të largohet edhe pse ideja e tij është të vazhdojë te Barcelona dhe të provojë shanset për të luajtur me ekipin e parë të katalanasve.