Kosova gati për Gjeorgji

Futboll

Kosova gati për Gjeorgji

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:39
Kosova gati për Gjeorgji

Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjen e parë para udhëtimit në Tbilisi të Gjeorgjisë.

“Dardanët” që drejtohen nga Bernard Challandes janë tubuar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ata po kryejnë stërvitjen finale para udhëtimit në Gjeorgji.

Në Gjeorgji, Kosova niset nesër në mëngjes, derisa më 2 shtator, në Tblisi zhvillon ndeshjen ndaj kombëtares gjeorgjiane në kuadër të eliminatoreve për “Katar 2022”.

Më pas, më 5 dhe 8 shtator, Kosova luan me Greqinë, respektivisht me Spanjën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat