Yacine Adli është një lojtar i ri i Milanit. Klubi kuqezi ka njoftuar akordin me mesfushorin 21-vjeçar të Bordo. Palët arritën marrëveshje në bazë të 8 milionë eurove të pjesës fikse dhe 2 milionë euro bonuse.
Adli mbërriti në Milano dje rreth orës 15:40 dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, para se të arrinte në “Casa Milan” për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me klubin kuqezi në pesë vitet e ardhshme.
Adli do të qëndrojë te Bordo edhe për një sezon tjetër, në formë huazimi.
Një mundësi që mesfushori të luajë në mënyrë më të qëndrueshme dhe të përfundojë procesin e rritjes, para se të transferohet në Milanello, duke filluar nga vera e ardhshme.