Rei Manaj do të jetë futbollisti më i ri i Spezias në Serie A.
Skuadra italiane ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për një huazim prej 500 mijë eurosh, ndërsa Spezia ka të drejtë të blejë kartonin për shumën e 4 milionë eurove.
Një rikthim në Serinë A për Rei Manaj i cili më parë është aktivizuar dhe me Interin.
Manaj ka pritur fundin e merkatos për të bërë zgjedhjen më të mirë pas disa ofertave që kishte në tavolinë.